Prof. Perlat Kapisyzi thotë se virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik duke u berë më ngjitës dhe duke rritur ngarkesën virale.
“Virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik ku një nga më të rëndësishmit është D614G. Ky mutacion e ka bërë virusin me aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale tek personi i infektuar. Tashmë shumë studime që prej vitit 1938 kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale, aq më e rëndë forma, aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Dhe në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv”, thotë Prof. Kapisyzi. Kapisyzi që është dhe drejtori i spitalit COVID2 ka një apel për qytetarët për të mbajtur maskën si një sakrificë për t’u mbrojtur dhe për të mos lejuar një mbyllje të dytë.