Flash

Akuza për korrupsion, arrestohet ish-drejtori i prokurimeve në OSHEE

Lapsi.al 20 October 2020
Akuza për korrupsion, arrestohet ish-drejtori i prokurimeve në OSHEE

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e prokurimeve të OSHEE-së, Erlis Bushati dhe në kërkim është shpallur ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra. Arrestimet janë bërë me urdhër të SPAK. Sipas informacioneve, Erlis Bushati dhe Alma Ferra akuzohen për korrupsion. Hetimet për këtë çështje kanë nisur muaj më parë ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Disa ditë më parë janë marrë në pyetje nga SPAK-U dhe sot është lëshuar urdhër arresti. SPAK ka regjistruar proçedimin penal për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni aktiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”. Kjo procedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nga hetimet ka rezultuar se Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Të këshilluara

Rama: Do diskutohet heqja e ligjit të luftës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të diskutonte me palën greke për heqjen e ligjit të luftës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin grek ...

13:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI