Flash

Rama: Do t'i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e detit me Greqinë

Lapsi.al 20 October 2020
Rama: Do t'i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama lajmëron se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen për çështjen e detit drejtësisë ndërkombëtare.

Rama ka zbuluar se së bashku me Dendias kanë rënë dakord që t’i drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur këtë çështje të debatuar.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë çështje të pazgjidhshme dhe se nuk do të ketë asnjë pushtim të Shqipërisë nga Greqia nëpërmjet detit.

“E kam shumë të qartë që të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë mes detit. Nuk do ketë pushtim. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit.

Mund ta them me kënaqësi sot, se kemi rënë dakord me Greqinë që këtë çështje ta trajtojmë në instanca ndërkombëtare. Do i drejtohemi së bashku drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.

Të këshilluara

Rama: Do diskutohet heqja e ligjit të luftës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të diskutonte me palën greke për heqjen e ligjit të luftës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin grek ...

13:57

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI