Flash

Rama naftëtarëve: Me shantazhe dhe presione nuk funksionon me mua

Lapsi.al 21 October 2020
Rama naftëtarëve: Me shantazhe dhe presione nuk funksionon me mua

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar naftëtarëve dhe grave të tyre që të lënë presionet dhe të dalin nga greva.

Ai ka shtuar se me forma detyruese dhe presione nuk funksionon komunikimi me të.

"Në rastin e naftëtarëve, e kam përsëritur edhe sot, s’jemi palë përballë një pale. Ne jemi faktikisht pjesë e një familje, dhe me naftëtarët s’kemi asnjë llogari të hapur apo për të mbyllur, sepse është marrëdhënie private. Por në kushtet kur kanë këto vështirësi, dhe refuzojnë të hyjnë në asistencë shtetërore sipas ligjeve, jemi të gatshëm të qajmë hallin, që as e ka krijuar qeveria, dhe s’kemi shkop magjik.

Duhët të dalin nga greva nëse duan të bisedojnë. Grevat bëhen për sensibilizim, ne jemi, s’kemi pse, jemi që nga dita 1.

Me ultimatume dhe me presion, me shantazhe, me kërcënime, me forma detyruese, me shprehje paga pastaj ulemi flasim, nuk funksionon. Jam shumë i keqardhur, sepse nuk është aspak e lehtë të flesh jashtë shtëpisë, jam i gatshëm sot në sekondë të bisedojmë me logjikë, gjëja më e lehtë të futesh në grevë, dalin disa në rrugë aty na bëni kanalizime ose do bllokojmë rrugën. Ku jemi këtu? Ne s’po rrimë, po bëjmë gjithçka kemi ne në dorë. Nëse është ndërtuar një qytet i tërë pa leje, atëhere do ketë probleme. Ne kemi bërë dhe do bëjmë kanalizime, por s’bëhen brenda ditës. Me presione s’fitoni me mua. Si xhagajdurët, si njerëzit në hall”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI