Ministria e Shëndetësisë ka përdtësuar të dhënat e pandemisë në 24 orët e fundit në vendi tonë. Nga 912 testime të kryera, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Raste e konfirmuara janë kryesisht nga qytetet e Tiranës, Shkodrës, Lushnjes dhe Fierit. Fatkeqësisht janë katër personat që e kanë humbur betejën me Covid-19: mjeku 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 79-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së fundit, janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë