Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar me koronavirus. Bino është shtruar të pemten në spital, pasi rezultoi kishte temperaturë të lartë. Gjendja e saj për momentin është e stabilizuar.
Bino është pjesë e task forcës AntiCovid dhe që nga fillimi i marsit është angazhuar për të vënë nën kontroll përhapjen e pandemisë në vend. Silvia Bino njoftoi në 9 mars evidentimin e pacientit zero që kishte ardhur nga Italia, që më pas përhapi dhe virusin në vendin tonë.