Kuvendi është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar propozimet e bëra deri më tani për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në kohën kur kanë mbetur shumë pak ditë nga afati i 1 tetorit kur duhet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që lidhen me hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, drafti i depozituar nga partia socialiste solli jo pak debate mes palëve politike. Një tërmet politik i ka quajtur përfaqësuesi i mazhorancës ndryshimet Kushtetuese, Damian Gjiknuri ndryshimet kushtetuese teksa ka shpjeguar draftin e Ps-së.
“Fjala tërmet politik ka dimensione të shumta. Mirë, lëvizje tektonike politike. Ndryshimi i Kushtetutës ka diktuar një thyerje të traditës së koalicioneve zgjedhore, të cilat do të kenë një qasje tjetër dhe këto janë elaburuar në ndryshimet kushtetuese. Kjo ishte për çështjen e koalicioneve pse e kemi formuluar ashtu. Pra do të thotë dy ose më shumë parti që paraqesin një listë të përbashkët siç është partia politike ashtu është edhe koalicioni.
Ku janë përfitimet e mia si parti politike për t’u futur në koalicion dhe lind problemi si do matet pesha, a do të njihet vota elektorale për të marrë fonde publike. Elektorati është shumë i qartë. Lulzim Basha në Tiranë mund të jetë numër 1, Monika Kryemadhi numër 2...“- u shpreh Gjiknuri.