Flash

Kërcënoi me thikë 18-vjeçarin, prangoset 1 person në Lushnje

Lapsi.al 28 September 2020
Kërcënoi me thikë 18-vjeçarin, prangoset 1 person në

Një person është arrestuar nga policia e Lushnjes, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i kanë marrë para një 18-vjeçari.

Po ashtu, Drejtoria Rajonale e Policisë së Qarkut Fier shprehet se ka sekuestruar edhe lëndë narkotike.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi në tokat e mara me qira nga ky shtetas, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë sekuestruar 4.4 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Z. M., 47 vjeç dhe H. M., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në afërsi me tokat e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Të dy këta shtetas, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI