Flash

Gazment Bardhi flet në Gjirokastër për diskriminimin e Jugut nga Partia Socialiste

Lapsi.al 27 September 2020
Gazment Bardhi flet në Gjirokastër për diskriminimin e Jugut nga

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ishte në Gjirokastër, nga ku ndoqi nga afër procesin e votimit për kandidatët për deputetë, faza e dytë.

Ndërsa fliste për mediat, për pritshmëritë e fitores së PD-së në zgjedhje, Bardhi tentoi të dëgjohet nga elektorati gjirokastrit duke ngacmuar ndjeshmëritë krahinore apo konceptet Veri-Jug. Sipas Bardhit, rezulton se Partia Socialiste ka diskriminuar "Jugun" e vendit, përfshirë edhe Gjirokastrën.

"Gjatë 7 viteve që qeverisemi nga Rama, jo vetëm Gjirokastra, por gjithë Jugu ka qenë i diskriminuar, ka munguar vëmendja ndaj halleve të qytetarëve dhe biznesit. Braktisje totale nga qeveria. Pritshmëria e PD-së jo vetëm për Gjirokastrën, por gjithë Shqipërinë është fitore e thellë. Në Gjirokastër opozita e bashkuar do të jetë fituese” tha Bardhi.

Nuk është e qartë se kujt pjese të vendit, Bardhi i referohet me "Jug", dhe as nuk dihet nëse në këtë llogjikë, pjesa tjetër e vendit është vetëm Veri, apo aty ka edhe Shqipëri të Mesme. Gjithsesi, veçimi që bën Bardhi nga Gjirokastra se "Jugu" ka qenë i diskriminuar nga Partia Socialiste, nënkupton automatikisht se pjesa tjetër e vendit, pra "Veriu" ka qenë i favorizuar nga qeverisja e Ramës. Një pohim i tillë me siguri që. më shumë se sa ngroh zemrat e qytetarëve të Gjirokastrës, mund të shkaktojë habi tek mbështetësit tradicionalë të PD-së, pa dallim krahine.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI