Mes vështirësisë dhe frikës e kanë kaluar natën në çadër familja e Indrit dhe Desilda Prenit. Që nga 26 nëntori, kjo familje ka humbur shtëpinë nga tërmeti dhe prej 10 muajsh jetojnë në çadra. Indri dhe Desilda nuk mund të largohen nga aty pasi e kanë të pamundur të lënë shëpinë dhe bagëtitë e tyre.
Teksa flisnin me ish-deputeten Orjola Pampuri, që vizitoi familjen, rrëfejnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen, ende pa ardhur dimri. Ata tregojnë se nuk duan asgjë tjetër veçse që shtëpia e tyre të rindërtohet aty ku e kanë pasur. Të dy thonë se kanë bërë një peticion pranë bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kërkesën e tyre.

Fshati Mazhë e Madhe i njësisë administrative Bubq po përjeton ditë të vështira prej kohësh. Familjet që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar, nuk mund të lënë pronën dhe bagëtitë e tyre.