Naftëtarët e Ballshit kanë dalë edhe këtë të hënë në protestë, përpara uzinës. Punonjësit janë mbledhur para uzinës, teksa presin një përgjigje nga kompania mbi rifillimin e punës. Ata kanë paralajmëruar se në rast se nuk ka asnjë reagim shumë punonjës do të hyjnë në grevë urie. Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar, Sokol Dautaj tha se në Tiranë kërkesat e tyre nuk u dëgjuan.
“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, thotë Dautaj.