Flash

As mish as peshk / Ambasadorja amerikane: "Ruani nderin. Qëndrojini fjalës për ‘5 qershorin’

Lapsi.al 28 September 2020
As mish as peshk / Ambasadorja amerikane: "Ruani nderin. Qëndrojini
Ambasadorja Yuri Kim ka bërë sërish një thirrje të përgjithshme për respektimin e 5 qershorit pa përmendur se kush po e përmbys atë. "Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë! Është çështje nderi" tha ajo nga Himara ku ndodhet aktualisht. Për të kuptuar më mirë qëndrimin as mish as peshk të Kim që sot u shpërnda ngado, është mirë të lexohet edhe pyetja e drejtpërdrejtë që asaj iu bë nga gazetarët: "Sekretari shtetit Mike Pompeo si rrallë herë u përfshi në një çështje lokale shqiptare duke bërë thirrje për respektim të mareveshjes se 5 qershorit. Për ju a e ka prishur në mënyrë të njeamshme mazhoranca mareveshjen e 5 qershorit po apo jo dhe nëse po çfarë do beni ju për kete"? Përgjigjja: "Unë kam folur shumë qartë. 5 qershori është arritur në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë persona përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Kështu që pritja ime është që 5 qershori do të nderohet" theksoi Kim e cila është shprehur se ndihet e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë duke sjellë një draft me propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Lexo me tej:

Andi Bejtja ironizon keq “NDERIN” e Yuri Kim

“Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nenshkruar ‘5 qershorin’ t’i qendrojë fjalës”- tha Kim. Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi Sot Opozita e Bashkuar dorëzoi në Këshillin Politik draftin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që përcaktojnë një hapje të listave 100%, lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe rregullimin e kuotës gjinore në mandate në rast se nuk është respektuar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Silvia Bino infektohet me Covid-19

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar me koronavirus. Bino është shtruar të pemten në spit...

13:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI