Flash

Gjiknuri i përgjigjet Hajdarit për mbledhjen e së martës: Është më mirë t’i lihet më shumë kohë opozitës jashtëparlamentare

Lapsi.al 21 September 2020
Gjiknuri i përgjigjet Hajdarit për mbledhjen e së martës:

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur Rudina Hajdarit se është më mirë t’i lihet më shumë kohës opozitës jashtëparlamentare.

Gjiknuri ka kërkuar që opozita jashtë parlamentit të sjellë propozimet në Këshillin Politik, ashtu siç kanë bërë tashmë PS dhe Hajdari në emër të Nismës ‘Thurje’.

Sipas Gjiknurit në rast se opozitëa jashtëparlamentare vijon të refuzojë ftesën për të kontribuar, atëherë opozita parlamentare mund të vijojë të propozojë amendamentet dhe t’i bëjë pjesë të diskutimeve që do të zhvillohen në Komisionin e Ligjeve.

Gjiknuri ka lënë një afat për mbledhjen e fundit deri më 30 shtator. Ai i ka kërkuar Hajdarit që të dorëzojë një kopje të draftit të saj me amendamentet përkatëse.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI