Prej ditësh, kodrat e Priskës në kryeqytet janë përfshirë nga zjarret të cilat vazhdojnë akoma të jenë aktive. Terreni jo i favorshëm ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe sipërfaqe të mëdha shkurresh janë djegur.
Përpara dy ditësh, u raportua për zjarrin në kodrat e kryeqytetit dhe 60 efektivë të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse iu bashkuan aksionit për shuarjen e kësaj vatre.
https://lapsi.al/2020/09/13/nderhyn-ushtria-per-zjarrin-ne-priske-60-efektive-te-forcave-tokesore-e-komandes-mbeshtetese-ne-terren/
Edhe presidenti Ilir Meta publikoi në faqen e tij në Facebook një video ku shfaqeshin forcat zjarrëfikëse të cilët donin të shuanin zjarrin me mjete rrethanore.
https://lapsi.al/2020/09/12/zjarr-ne-priske-te-tiranes-presidenti-meta-e-pajustifikueshme-qe-sjane-angazhuar-te-gjitha-mjetet-dhe-efektivet-duhet-te-mbahet-pergjegjesi-ligjore-video/