Flash

Taulant Balla merr në patronazh Sandër Lleshaj: Sulme si ai dje, ndodhin në çdo kryeqytet të botës!

Lapsi.al 16 September 2020
Taulant Balla merr në patronazh Sandër Lleshaj: Sulme si ai dje,

Pas dy vrasjeve dhe një shpërthimi me tritol në mes të Tiranës një ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është gjendur në vështirësi para gazetarëve në Elbasan, të cilët e kanë pyetur për dështimet e policisë dhe për largimin e tij të paralajmëruar pas 25 Prillit.

I gjendur në vështirësi, Lleshaj ra në sy teksa i përgjigjej pyetjeve me pyetje dhe duke mohuar interpretimet që i bënin gazetarët deklaratave të tij. Deri kur Taulant Balla ka vendosur të bëjë një ndërhyrje taktike me klishetë e mësuara përmendësh të Rilindjes.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/09/IMG_0893.mp4"][/video]

Por ndërsa e ka nxjerrë nga vështirësia Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla ka lëshuar edhe një interpretim cinik të asaj që ndodhi dje, kur tha: "sulme si ai i djeshmi ndodhin në çdo kryeqytet të botës". Nuk dihet se kë kryeqytet ka pasur në mendje Balla, por tashmë që situata e rendit ka degraduar socialistëve nuk i mbetet veç të lëshojnë deklarata si ajo që të kujton Elisa Spiropalin me përdhunimin e vajzës në Kavaje, kur tha se "edhe në botë ndodh kjo, bëhen edhe filma"

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI