Flash

Zbulohet rilindasi civil që goditi gazetarin Alfred Lela (Foto dhe video)

Lapsi.al 19 May 2020
Zbulohet rilindasi civil që goditi gazetarin Alfred Lela (Foto dhe video)

Pamjet e dhunimit të gazetarit Alfred Lela, në ditën e shembjes së teatrit Kombëtar kanë bërë tashmë xhiron e të gjitha mediave dhe rrjeteve sociale. Por kamera e televizionit Report Tv ka pasur cilësinë dhe kënëdin më të mirë për ti treguar publikut, jo vetëm dhunën mizore të gazetarit nga policia, por edhe goditjen e tij nga një person civil deri më tani i pa identifikuar. Më në fund ka qenë vetë gazetari që duke pyetur burime mirëdashëse në polici ka zbuluar identitetin e dhunuesit që dukej në pamje si pjestar i një falange banditeske.

https://youtu.be/44_vVB3KjmI

Ai quhet Altin Lila dhe aktualisht mban postin e shefit të komisariatit nr 5, i cili më parë ka qenë shef në sektorin e vrasjeve në drejtorinë e policisë Tiranë. Lela ka rrëfyer kështu në Top Story këtë episod: "Kapërceva atë gardhin e shenjtë të Altin Lilës, se kështu quhej ai zotëria civil. Se më kërkojnë mua dokumentin e identifikimit, që duan apo s’duan jam person publik dhe shefi i komisariatit numër 5 pa asnjë lloj distinktivi, pas asnjë mjet identifikimi më dhunoi, pra një zyrtar i lartë i policisë. I kam marrë emrat e të gjithëve jo se jam bërë gati të qis pushkë por se dua të ndërtoj një skedë. Kam ndërmend ta hedh në gjyq policinë e shtetit. Kam ndërmend ta çoj në DASH kam folur me disa organizma europianë dhe s’kam ndërmend ta lë këtu. Më kanë parë aq shumë policë atë ditë sa nuk më kanë parë gjithë jetën”, deklaroi Lela.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 maj”. Dyshohet se personi i gjetur pa jetë është një ...

20:15

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI