I pyetur në emisionin “Pressing” në Televizionin T7 të Kosovës se kur do nisë puna për ndërtimin e teatrit të ri, kryeministri Rama u shpreh se flitet për vjeshtën, por numëroii një sërë procedurash që duhet të ndiqeshin.
“Dje kaluam nga skema e financimit me partneritet publik privat, tek ajo që do e financojmë vet. Tashmë bashkia duhet të bëjë ndërlidhjen me studion e arkitektit, më pas duhet të futen në garë për kompaninë ndërtuese. Mendoj se deri në vjeshtë do kemi nisur nga puna për ndërtimin e teatrit të ri. Ndërsa për premierën nuk mund ta them dot me siguri” – tha Rama që pastaj shtoi një frazë se “premiera mund të dojë 24 muaj”, - tha Rama.
Rama u pyet se nëse pas teatrit kompania e Shkëlqim Fushës do ndërtojë kulla, por Rama e hodhi poshtë.
“Ky ka qenë projekti i mëparshëm, por tashmë ka rënë. Këtë e ka bërë publike edhe kryetari i bashkisë së negociatat dështuan, sepse qeveria nuk mori një ofertë të arsyeshme. Oferta për në ishte e papëlqyeshme, ndaj dhe u rrëzua”, - u shpreh Rama.
Rama mohoi me këmbengulje se në aksion ka pasur dhunë nga policia.
“Nëse do kishte ndodhur në mes të ditës, do thuhej pse në mes të ditës. Duhej evituar kjo përplasje. Por dua të nënvizoj se godina e vjetër e teatrit kombëtar prej 2 vitesh e ca ishte e zaptuar, e marrë peng nga një grup njerëzish, nuk kontrollohej nga shteti. Ata pretendonin se përfaqësonin të gjithë popullin teatror. Shteti e kishte të pamundur të kishte administrimin normal. Nuk kemi dashur të krijonim një konflikt kur ende procesi ishte në fazë embrionale. Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”, - tha Rama. ©LAPSI.al