Flash

Vetëvendosja e Tiranës: Me urdhër nga lart drejtuesit do mbahen 72 orë në komisariat

Lapsi.al 17 May 2020
Vetëvendosja e Tiranës: Me urdhër nga lart drejtuesit do mbahen

Qendra Vetëvendosje në Shqipëri ka bërë një tjetër reagim kundër aktit të qeverisë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Gjatë gjithë ditës së diel, e cila filloi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar para se të agonte, ka patur shprehje të indinjatës e protestës qytetare. Anëtarë të kolektivëve e organizatave të ndryshme, qytetarë, njerëz të kulturës, të medias e të politikës kanë protestuar kundër aktit tinzar e barbar nga pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, që natën e në mes të pandemisë vepruan me arbitraritet duke rrënuar një monument kulture, pjesë të trashëgimisë së Shqipërisë e të Evropës, pjesë të pashlyeshme të kujtesës së banorëve të Tiranës e cila po shpërfytyrohet nga pangopshmëria e pushtetit dhe e oligarkëve të ndërtimit” - thuhet në reagim.

Më pas vihet theksi të ndalimet dhe arrestimet nga policia.

“Dhjetëra protestues janë arrestuar, një pjesë e tyre janë liruar më vonë, por disa ende po mbahen. Një pjesë e policëve të nxjerrë kundër protestuesve, nuk kanë pasur numër të dukshëm identifikimi apo emër. Ende policia nuk po e njofton publikun për emrat e të ndaluarve dhe vendet ku ata po mbahen.

Sipas informacionit që kemi, po mbahet ende në ndalim edhe drejtori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi. Aktivisti Boiken Abazi, na treguan se do të mbahet 72 orë, pra në afatin maksimal të ndalimit, me urdhër nga strukturat e larta drejtuese të policisë. Ne besojmë se origjina e urdhrit është edhe më lart, në strukturat e pushtetit politik që drejton qeverinë” - thuhet në deklaratë.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin sa më shpejt të protestuesve të ndaluar dhe do të vazhdojmë ta dënojmë formën e fortë autoritare që ka marrë pushteti në Shqipëri, i cili sot e trajtoi demokracinë me shkelmat e policisë ndaj qytetarëve dhe me ndalimet e mbajtjet e porositura të aktivistëve të caktuar në ambientet e paraburgimit.

Bashkimi i shumë organizatave e qytetarëve në protestat e sotme e në muajt e vitet e shkuar në mbrojtje të Teatrit, flet për një kulturë të re politike, të cilës i trembet politika shterpë e regjimit të Ramës. Ata mendojnë se sot prishën teatrin e kombit. Por në fakt veç kanë sharruar përfundimisht skenën e teatrit të marionetave, që është e gjithë politika e tyre” - thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI