Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi sot në mbrëmje, Kryesinë e partisë dhe Grupit Parlamentar. Në përfundim të saj, kryetari Lulzim Basha tha se opozita do të mbështesë proetstën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të hënën në 16:30.
“Gjej rastin e angazhimit që opozita ka marrë për të rindërtuar godinën e Teatrit Kombëtar. Është një zotim që unë dhe ne si koalicion do ta bëjmë realitet. Do të cojhmë para drejtësisë ata që çuan në këtë vendim. Nesër do të jemi në një mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për shporrjen e tiranisë” – tha Basha. ©LAPSI.al