Flash

Vetëvendosje: Të lirohen drejtuesit e ndaluar nga policia e Tiranës

Lapsi.al 17 May 2020
Vetëvendosje: Të lirohen drejtuesit e ndaluar nga policia e

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton arrestimin e paligjshëm të aktivistit Boiken Abazi dhe qytetarëve protestues Kastriot Qema dhe Flamur Dardeshi. Në një deklaratë ata i kërkojnë Policisë lirimin e tyre të menjëhershëm, si dhe pushimin e akuzave.

“Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizmit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës së sotme aktivistët tanë kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë kundër bandës në pushtet që po abuzon me tërmetin dhe pandeminë për tju shërbyer interesave private dhe mafioze.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri nuk kanë ushtruar dhunë ndaj policisë së shtetit, por ka qenë policia ajo që ka ndërhyrë dhunshëm mbi protestuesit, duke tërhequr shumë prej tyre në komisariatet e kryeqytetit.

Qendra e VV në Shqipëri ende nuk ka një informacion të plotë por beson se në komisariatet e tjerë ka edhe aktivistë të tjerë të VV. Pas shumë orësh pritje, ndërkohë që një numër i madh i të ndaluarve nga Policia u liruan ditën e sotme, tre të sipërpërmendurve iu komunikua masa e arrestit. Qendra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje e kundërshton me forcë trajtimin selektiv, me qëllim frikësimi dhe tendencioz ndaj të tre të arrestuarve dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm.

Asnjë metodë frikësimi i pushtetit nuk do t'i ndalë protestat tona për të mbrojtur të drejtat kolektive dhe interesin publik. Brutaliteti dhe dhuna nuk do të kalojnë! Ata që rezistojnë sot, nesër fitojnë!” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes qendra në Shqipëri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kryemadhi: Do ja ha veshin Edi Ramës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. E ulur këmbëkryq në rr...

19:07

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI