Flash

Reuters dhe NYT/ Zemërim kundër qeverisë në Tiranë

Lapsi.al 17 May 2020
Reuters dhe NYT/ Zemërim kundër qeverisë në Tiranë

Shembja e Teatrit Kombëtar ka marrë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare të lajmeve. Reuters shkruan se autoritetet shqiptare nisën që në orët e para të mëngjesit ndërtesën e Teatrit Kombëtar ndërsa një dyzinë aktorësh bërtisnin “turp” dhe “diktaturë”. Agjencia e lajmeve kujton se për më shumë se 2 vjet aktivistë dhe shoqëria civile kundërshtojnë planin e kryeministrit Edi Rama duke këmbëngulur se ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kanë akuzuar atë për praktika korruptive.

“Kjo nuk ka të bëjë më me shembjen e Teatrit, por me rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë” - citon Reuters, Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Reuters nënvizon se ka pasur përplasje me policinë dhe janë ndalura 37 persona. Vetë Reuters thotë se ka parë se si policia godiste protestuesit dhe ndaloi një prej gazetarëve në protestë edhe pse vetë uniformat blu e kanë kundërshtuar se është ushtruar dhunë. Ndërsa “New York Times” raporton për përplasjet mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fotot/ Si e masakroi policia Albana Vokshin

Përmes një videoje shpërndarë mediave, PD thotë se pre e dhunës së policisë në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka rënë edhe ish-deputetja demokrate ...

13:35

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI