Flash

Ardit Gjebrea: Sot është vonë për ta mbrojtur Teatrin

Lapsi.al 17 May 2020
Ardit Gjebrea: Sot është vonë për ta mbrojtur Teatrin

Kantautori Ardit Gjebrea thotë se harresa për artistët solli mëngjesin e sotëm. Sipas tij shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë. Në hapje të emisionit të tij “E Diela Shqiptare” tha se sot është shumë vonë për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit, pasi sipas tij aktorët janë lënë në harresë për vite me radhë.

“Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë.

Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë. Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm…

Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur Kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot.

Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit? E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri.

Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre.”– është shprehur Gjebrea.

Të këshilluara

Fotot/ Si e masakroi policia Albana Vokshin

Përmes një videoje shpërndarë mediave, PD thotë se pre e dhunës së policisë në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka rënë edhe ish-deputetja demokrate ...

13:35

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI