Flash

Rama përplaset me qytetarët, mohon dhunën e policisë te Teatri Kombëtar

Lapsi.al 17 May 2020
Rama përplaset me qytetarët, mohon dhunën e policisë te

Kryeministri Edi Rama ka mohuar dhunën e policisë ndaj protestuesve gjatë aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një koment në facebook ai i përgjigjet një qytetari: “Cila dhune policore apo e ke me te degjuar nga televizori?” a thua e diela në Tiranë ishte ajo që postohet në videot e tij me pensionistët dhe fëmijët që dolën shëtitje në parqe dhe lulishte, citon lapsi.al.

Një tjetër qytetar i thotë se i hoqi kufizimet pas presionit popullor, por Rama thotë se revolta është “ndezur ne imagjinaten atyre qe flasin ne emer te popullit dhe s'kane popull mbrapa, as me ka ngrohur e as me ka ftohur ndonjehere”. Më poshtë një pjesë e replikave.

PËRPLASJET NË FACEBOOK

Tosi Dingo: I nderuar, ne mendimin tim te nje qytetari te lire, ju keni deshtuar ne te berit shtet, dhe kjo u tregua sot nga dhuna policore. Opozite nuk ka! As ata smund tme perfaqsojne. Ndjehem i paperfaqsuar, dhe te siguroj qe ka shume qe ndjehen ne kte menyre!

Edi Rama: Cila dhune policore apo e ke me te degjuar nga televizori? Eh mor mik, s'ke faj, po do rrosh me gjate e do me kujtosh per perfaqesimin e mosperfaqesimin?

Hajdar Hajdari: Po si keshtu na clirove o naltgjatesi, apo ja ke friken presionit popullor tani dhe do ta fikesh zjarrin qe eshte ndezur. Je shume vone, eren e tij ja nuhatur shume shpejt do te provosh edhe nxehtesine e tij.

Edi Rama: Nuk me ke degjuar cfare kam thene me kohe e me vakt per fazen e hapjes, se sa per zjarrin e ndezur ne imagjinaten atyre qe flasin ne emer te popullit dhe s'kane popull mbrapa, as me ka ngrohur e as me ka ftohur ndonjehere?

Stefan Kaci: E tregove veten kunder ketyre idjoteve. Bravo te qofte je i madh. Urimet me te mira per vendosmerine por per voten do mendohemi?

Edi Rama: Mendohu ka kohe, po ruaje kete komunikim se pas meje s'do kesh shans te shkruhesh me ndonje kryeminister?

Nushi N Kurti: Zoti Kryeminister nga Neser ne levizim pa autorim ne Tirane ? Ju faleminderit shum!

Edi Rama: Po.

Rudina Psikologe-Keshillimi Gjetaj: Po mire nese behet e detyrueshme te mbahen mjetet mbrojtese ne rast se nuk i mbajne te gjobiten , por mendoj se kjo mos lejimi per te shkuar me mjet personal ne qytete te ndryshme nuk ka pse te jete aktiv me!

Edi Rama: Jo ne qytete te ndryshme, po nga zonat e kuqe ne gjelbertat! Shko ne Greqi e Itali dhe provoje te levizesh nga Jugu ne Veri meqe Shqiperia nuk te bind!

Mirela Ostreni: Zoti kryeminister fasha orarit te Tirones qe o zgjat deri ne oren 21 bohet fjale gjithmone 2 ore leje??

Edi Rama: Jo, levizje e lire dhe me kujdes?

Të këshilluara

Kryemadhi: Do ja ha veshin Edi Ramës

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. E ulur këmbëkryq në rr...

19:07

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI