Flash

Edi Rama rrëfen pse është mërzitur sërish me Albin Kurtin

Lapsi.al 18 May 2020
Edi Rama rrëfen pse është mërzitur sërish me Albin

Kryeministri Rama ka deklaruar në emisionin Pressing në Televizionin T7 se është ndjerë i lënduar nga gënjeshtrat e Albin Kurtit. Teksa foli për raportet me dy kryeministrat e fundit të Kosovës, Rama tha se Kurti ka gënjyer në reagimin e tij për çështjen e teatrit.

“Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e teatrit.

Çka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëzimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët?

Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Çfarë u kam bërë unë monumenteve të kulturës u ka bërë Millosheviçi? - tha Rama.

Rama duket se e ka edhe një tjetër hatërmbetje më Kurtin, pasi sipas tij aktivistët e Vetëvendosjes kanë ndërmarrë aksione për ta rrëzuar nga qeveria.

“Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë. Aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time. Nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre”, - shtoi Rama.

“Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 maj”. Dyshohet se personi i gjetur pa jetë është një ...

20:15

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI