Zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin “Open” është munduar të mbulojë prapaskenën e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
I pyetur se përse godina u prish pa u zhvilluar mbledhja e paralajmëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Mazniku tha se gjitha ishte bërë me urgjencë pasi kishte nisur frika se Teatri mund të rrëzohej nga momenti në moment!!!
Përgjigja e tij ka shkaktuar të qeshura në studio.
PJESË NGA EMISIONI:
Eni Vasili: Ka evidencë për mbledhjen e Këshillit Bashkiak?
Arbjan Mazniku: Po, mbledhjet janë bërë në e-mail.
Eni Vasili: Pse u shemb të dielën, kur mbledhja ishte lënë për të hënën?
Arbjan Mazniku: U shemb sepse po shembej. Mund të shembej nga dita në ditë. Dhe e prishëm. Ai mund të binte vetë.
Andi Bushati: Këto 5 ditë do të prishej? Do shembej vetë ëëë…? (vë duart në kokë dhe qesh)
Arbjan Mazniku: Po, në ndonjë nga këto ditë. Thuhet në Institutin e Ndërtimit.