Flash

Alastair Campbell nxjerr SMS-të e Edi Ramës kundër Boris Johnson: "WTF..."

Lapsi.al 6 May 2020
Alastair Campbell nxjerr SMS-të e Edi Ramës kundër Boris Johnson:

Alastair Campbell, ish-zëdhënësi dhe këshilltari historik i Tony Blair ka zbuluar një detaj interesant në një intervistë për BBC Radio. Campbell njihet edhe për miqësinë me kryeministrin shqiptar Edi Rama me të cilin mesa duket shkëmbejnë shpesh telefonata dhe mesazhe.

Një nga këto mesazhe të Ramës ka nxjerrë Campbell në intervistën e tij të fundit kur ishte duke kritikuar kryeministrin Boris Johnson për masat e marra ndaj pandemisë Covid-19. Campbell tha se kishte marrë një SMS nga Kryeministri i Shqipërisë që vinte në dyshim qasjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për krizën COVID-19.

"Unë kam komunikuar sot me një mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, që më dërguar mesazhe ku shkruante “Çfarë k... po ndodh aty? A e di ai se çfarë po bën?” - tha Campbell.

Rama është i njohur për raportet e tij me Campbell, por edhe me Tony Blair për të cilin tha në nisje të qeverisjes se e kishte këshilltar pa pagesë. ©LAPSI.al

Alastair Campbell advises Albanian Prime Minister Edi Rama on the ...

Çka e këshillonte Tony Blair Edi Ramën? - Periskopi

Tony Blair zbret me helikopter në Himarë, Edi Rama “bëhet me krahë ...

Të këshilluara

Përplasje me armë në Laç, ka të lënduar

Një ngjarje kriminale është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në Kurbin. Deri më tani mësohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave m...

23:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI