Flash

Dokumentet/ Veliaj i jep tenderin për maskat mbrojtëse një kompanie spektaklesh

Lapsi.al 6 May 2020
Dokumentet/ Veliaj i jep tenderin për maskat mbrojtëse një

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar sot një tender të Bashkisë së Tiranës për blerje të maskave dhe mjeteve mbrojtëse. Sipas saj Veliaj i ka dhënë 120 mijë euro një kompanie eventesh me tender me negocim dhe pa procedurë të hapur.

Sipas zëdhënëses së PD-së, në 29 prill është hapur tenderi për “Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” dhe një ditë më vonë është shpallur fituese kompania “Mare Services”, e cila vetëm ditët e fundit e kishte shtuar si objekt të punës së saj prodhimin e tekstileve, pasi ishte e specializuar për evente.

“Corona tenderat e Veliajt, qepen sipas porosise, jepen rreth 120 mije euro kompanise se eventeve pa eksperience prodhim materialesh mjekesore, me procedure negocim pa shpallje paraprake! Bashkia Tirane me 29 prill ka hapur proceduren për “Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Dhe nje dite me vone ka shpallur fituese me 30 prill kompanine “Mare Services”.

Kompania kishte vetem pak dite para tenderit te Bashkise Tirane, qe kishte shtuar ne veprimtarine e saj edhe prodhimin e materialeve testile me qellim per tu paracaktuar si fituese e ketij tenderi. Nderkohe qe per 4 vjet ka pasur objekt fushen e eventeve, spektaklit dhe promocionit. Ne 1 prill 2020 shtoi edhe kete objekt ne veprimtarine e saj. Edhe sikur kjo mund te ishte edhe nje rastesi fatlume dhe te na benin per budallenj, prap eshte ne kundershtim me kriteret teknike qe kerkon procedura e hapur nga vete Bashkia.

Në dokumentat e tenderit pjesa e “kapaciteti teknik”, Bashkia e Tiranës kerkon qe kompania fituese te kete “furnizime të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera/ realizuar gjate tri viteve te fundit….”. Si e plotesoi kete kriter kompania Mare Services qe kishte vetem 29 dite qe kishte ndryshuar objekt edhe zero eksperience?! Veliaj eshte virusi me i rrezikshem i parase publike per qytetaret e Tiranes!”, - shkruan Zhupa në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përplasje me armë në Laç, ka të lënduar

Një ngjarje kriminale është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në Kurbin. Deri më tani mësohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave m...

23:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI