Flash

Itali, 45-vjeçari shqiptar humb jetën nga koronavirusi

Lapsi.al 2 May 2020
Itali, 45-vjeçari shqiptar humb jetën nga koronavirusi

Nje tjetër viktimë shqiptare nga Covid 19 është regjistruar në Itali. Altin Hyso 45 vjeç, ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e Chietit në rajonin e Abruzzo. Bashkëshort e baba i 2 fëmijëve minorenë, ai jetonte prej 25 vitesh në Sulmona.

Mësohet se vuante nga leucemia dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid 19. Altin Hyso punonte si punëtor ndërtimi dhe ishte një person i repektueshëm në komunitetin shqiptar të Abruzzos.

Dëshira e tij e fundit ishte të prehej në Shqipëri, gjë që nuk u realizua për shkak të koronavirusit. Në rajonin e Abruzzo me rreth 1 milionë e 300 mijë banorë jetojnë rreth 12 mijë emigrantë shqiptarë. Aktualisht, pacientë pozitiv me Covid 19 në këtë rajon janë rreth 3 mijë persona.

Dy muaj nga përhapja e pandemisë në Itali, autoritetet shqiptare dhe italiane ende nuk kanë zbardhur të dhëna zyrtare mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë humbur jetën apo janë infektuar me Covid 19.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI