Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video nga punimet që po kryhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’u përgjigjet të gjithë atyre zërave skeptikë që e kanë përqeshur për këtë aeroport. Ndërkohë rreth dy vjet më parë, Rama 'shiti' si projekti i aeroportit të Kukësit, pamjet e projektit nga një firmë holandeze UNStudio për terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kutaisit në Gjeorgji.
“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra?”, shkruan Rama, ndërsa ka zgjedhur si kolonë zanore për videon, vallen e njohur të Kukësit.