Flash

E shkuara e errët e Altin Ndocit, njeriut që akuzohet se vrau 4 persona në Durrës

Lapsi.al 1 May 2020
E shkuara e errët e Altin Ndocit, njeriut që akuzohet se vrau 4

Njëri ndër ekzekutorët e vëllezërve Haxhia në Durrës, është Altin Ndoci. Një emër i dëgjuar shpesh nga drejtësia shqiptare. Altin Ndoci dyshohet se mori pjesë edhe në vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt në datën 2 mars, shumë pranë vendit ku u vranë edhe vëllezërit Haxhia.

Shkak i këtyre vrasjeve dyshohen konfliktet për drogën dhe kontrolli i territorit. Altin Ndoci është vënë në pranga edhe në vitin 2015, si autor i një seri grabitjesh automjetesh në Tiranë. Ndoci, në bashkëpunim me Sazan Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, ishin kthyer në një tmerr për pronarët e mjeteve, pasi ua grabisnin ato.

[caption id="attachment_512376" align="alignnone" width="1280"] 22-vjeçari K.A. duke treguar vendin ku u fshehën armët[/caption]

Altin Ndoci rezulton të jetë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Pasi la qelinë e burgut ai u shfaq përsëri në skenë duke vrarë 4 persona brënda një harku kohor shumë të shkurtër. Ndoci rezulton i përfshirë si ekzekutor edhe në vrasjen e Anxheloa Avdia dhe Dorian Shkozës, ngjarje e ndodhur më 2 mars.

Mësohet se ishte pikërisht bashkëpunëtori i Altin Ndocit, shtetasi me inicialet K.A 22 vjeç, ai që ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë dhe të rrëfej krimin. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Haxhia kanë patur edhe kamerat e sigurisë. Kanë qenë ato që kanë filmuar makinën tip “Toyota” teksa largohej nga parku i tregut të makinave në Nishtullë të Durrësit.

Grabitjet e Altin Ndocit sipas policisë

1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,

2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.

3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.

4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.

5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.

6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.

7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.

8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.

9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.

10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.

Të këshilluara

Grabitje me maska në periferi të Tiranës

Një shtëpi ka rënë pre e maskave gjatë natës së sotme në Zall Herr, Tiranë. News 24 raporton se tre hajdutë kanë hynë në shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë ...

10:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI