Flash

Atentati në Durrës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Si u ekzekutuan vëllezërit Haxhia

Lapsi.al 2 May 2020
Atentati në Durrës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Si u ekzekutuan

Zbardhet dosja e Prokurorisë lidhur me hetimet për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur pasditen e 27 prillit në Durrës në zonën e njohur si tregu i automjeteve.

Në dosjen hetimore që mban firmën e prokurorit Gëzim Veizi, thuhet se trupat e pajetë të dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia janë gjetur në makinën me të cilën ata udhëtonin, tip “Golf VI” me targa AA716ZZ.

“Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, mbi asfalt në afërsi pranë mjetit është gjetur një sasi prej 55 gëzhoja arme model 56”, thuhet në dosje, ku theksohet ndër të tjera se mjeti ka marrë dëmtime të shumta.

“Në kqyrjen e kufomave, ka rezultuar se në trupin e tyre konstatohen dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit në pjesë në trupit dhe kokës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, bazuar në provat e mbledhura në vendin e ngjarjes.

Dosja e Prokurorisë thekson më tej se automjeti i viktimave është ndjekur nga pas nga makina “Toyota” e autorëve. Në momentin e parakalimit, të drejtim të makinës “Golf VI”, është qëlluar me armë zjarri kallashnikov. Policia gjeti ditën e djeshme tre armë kallashnikov dhe automjetin e përdorur në atentat.

Lidhur me vrasjen që tronditi opinionin publik policia tha se ka arestuar dy persona si autorë të dyshuar në vrasje, Altin Ndocin si edhe 22-vjeçarin Klevis Alla, ndaj të cilëve gjykata dha sot masën e arrestit me burg.

Shkak për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës. Një nga viktimat, Besmir Haxhia në vitin 2018 është deportuar nga Franca ku ka qenë person i dyshuar për përfshirje në narkotrafik./Bw

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI