Flash

Mjeku i dispanserisë: Nuk besoj se u infektova në punë, por në familje

Lapsi.al 24 April 2020
Mjeku i dispanserisë: Nuk besoj se u infektova në punë, por

Mjeku i Dispanserisë së Përgjithshme në Tiranë, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është shprehur se nuk e ka marrë infeksionin në punë. Në një prononcim me anë të telefonit për Abc News, mjeku mësohet të jetë shprehur krejtësisht i bindur se nuk e ka marrë në punë, por në familje. Në këtë përfundim, mjeku pneumolog ka dalë pas faktit se virusi u konstatua edhe tek familjet e dy vëllezërve të tij.

“Mund ta kem marrë nga të afërmit e mi. Nuk e mora në punë. Dy ditë më parë kam qenë në punë dhe jam konstatuar pozitiv vetëm ditën e sotme pas disa simptomave,”– tha mjeku.

Ai shton se pas daljes pozitiv të tamponëve, bashkë me familjarët janë karantinuar, ndërsa thekson se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke pasur vetëm disa simptoma të lehta. Deri më tani janë infektuar 62 mjekë dhe infermierë, ku 47 janë shëruar.

Të këshilluara

Vrasje me thikë në Korçë

Një person është qëlluar për vdekje me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në qytetin e Korçës. Mësohet se viktima është një 67-vjeçar. Ai është qëllua...

20:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI