“Kemi dhënë mbi 650 milionë euro ndihmë për qytetarët dhe biznesin në vështirësi që janë 4.4% e prodhimit të brendshëm bruto, paketa e dytë më e madhë në rajon” – tha Arben Ahmetaj në studion e emisionit “Opinion” ministri përgjegjës për tejkalimin e pandemisë.
Menjëherë pas tij hyri në lidhje ish-kryeministri Sali Berisha që e konsideroi këtë një mashtrim sepse sipas tij është vetë FMN që në një hartë të publikuar thotë se Shqipëria ka harxhuar vetëm 1.3% të GDP-së.
“Më lejo të bëj një kërkesë të pazakontë ta dezinfektosh studion nga mashtrimet e një sharlatani. FMN ka rreshtuar të gjitha vendet dhe ndihmën që kanë dhënë për ekonominë në këtë hartë që ky shpalli se ka dhënë 4% të GDP.
FMN duke përfshirë këtu edhe fondin sovran, e përshin Shqipërinë në vendin me mbështetjen më të ulët, vetëm 1.3% të GDP. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të GDP të kushtuar ekonomisë, gjermania e ka dhënë 30%, Italia 20%, Serbia e ka 10%, Kroacia e ka 18%. Shqipëria e ka gjithsej 1.3%”, - tha Berisha. ©LAPSI.al
[caption id="" align="alignnone" width="1200"]
Harta sipas të dhënave të FMN[/caption]