Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt thotë se të kesh një krizë institucionale në kohë pandemie “nuk është e dobishme”. Në një intervistë për KTV ai tha foli për rezervat e Gjermanisë dhe Francës të dërguara LDK-së, pak para se të votohej mocioni i mosbesimit, që e rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit.
“Pikërisht këto ishin arsyet pse ne i shprehëm shqetësimet tona. Të kesh një krizë institucionale në këtë kohë mendoj nuk është e dobishme dhe nuk është gjithçka në të cilën të gjithë aktorë politikë do të duhej të përqendroheshin tani”, - tha ai.
Ajo energji, sipas Parisit dhe Berlinit, duhet t’u kushtohet krejtësisht luftës kundër pandemisë dhe perspektivave ekonomike dhe shoqërore. Megjithatë, ai tha se përfaqësuesve diplomatikë tani iu mbetet “vetëm të ndjekin zhvillimet”.
“Kam përshtypjen se me kancelaren Merkel, që është një person analitik, deri tani ne në Gjermani e kemi menaxhuar mirë, sepse ka pasur një shkallë të lartë të përgjegjësisë dhe njerëzit thjesht qëndruan tok, sepse menjëherë u vetëdijesuam se pandemia e virusit korona është diçka që nuk kishim parë në historinë e fundit”, - ka thënë ai. ©LAPSI.al