Flash

100 pako ushqimore nga Alpha Bank Albania në mbështetje të nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar

Lapsi.al 23 April 2020
100 pako ushqimore nga Alpha Bank Albania në mbështetje të

Në këtë periudhë sfiduese për të gjithë, Alpha Bank Albania gjendet pranë familjeve në vështirësi duke dhuruar 100 paketa me ushqime dhe produkte sanitare, përmes Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Tiranë.

E pyetur për këtë nismë, Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Ekzekutiv për Biznesin me Pakicë pranë Alpha Bank Albania tha se ‘’Banka përgjatë gjithë viteve që operon në Shqipëri ka ndërmarrë vazhdimisht nisma për mbështetjen e komunitetit, si pjesë e programit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, por tani më shumë se kurrë duhet që të gjithë të solidarizohemi duke mbështetur ato familje që janë prekur më së shumti nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19. Ne e dimë që ka shumë për të bërë dhe jemi të angazhuar për të mbështetur në vazhdimësi projekte jo vetëm me impakt social por edhe edukativ, shëndetësor, mjedisor etj. ‘’

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe mbështet tregun shqiptar me një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh për individë, biznese të vogla dhe të mesme dhe korporata nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh alternative si ATM, pika të pagesave me kartë POS dhe e-banking.

(Artikull Promocional)

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI