Flash

Kurti: Grenell mban anën e Beogradit, Thaçi dhe Rama u trembën pas fitores së Trump

Lapsi.al 23 April 2020
Kurti: Grenell mban anën e Beogradit, Thaçi dhe Rama u trembën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë për “Kallxo” se i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, mban anën e Serbisë. Sipas Kurtit, ai ka mbajtur pozicion të ngjashëm me atë të Serbisë në raport me çështjen e heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

“Emisari amerikan Grenell nuk është në mes të Kosovës dhe Beogradit. Ai është në krah të Beogradit. Ai është në një pozicion me Beogradin në raport me heqjen e taksës dhe mos vendosjes së reciprocitetit”, - tha Kurti në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Më herët Kurti tha se ambasadori Richard Grenell ishte i përfshirë drejtpërdrejt në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurti tha se Presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Rama kanë ndërruar mjaft në politikën e tyre pas fitores së Donald Tramp.

“Rama dhe Thaçi u ndodhën në panik të ankthshëm pas fitores së Trump pasi përkrahën Klinton. Nga ky panik i ankthshëm këta filluan që ta ulin pazarin” – tha Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje me thikë në Korçë

Një person është qëlluar për vdekje me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në qytetin e Korçës. Mësohet se viktima është një 67-vjeçar. Ai është qëllua...

20:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI