Flash

Misteri/ A ka vdekur vërtet Kim Jong-un dhe kush mund ta pasojë

Lapsi.al 24 April 2020
Misteri/ A ka vdekur vërtet Kim Jong-un dhe kush mund ta pasojë

Kim Jong-un ka vdekur. Kjo është teoria që mbështet rrjeti i lajmeve Dagospia, por që po gjen hapësirë edhe në disa prej agjencive prestigjioze ndërkombëtare të cilat citojnë burime në Pekin dhe Moskë. Diktatori koreano-verior ka pësuar një infarkt pas një operacioni mjaft delikat në zemër. Lajmin e kanë konfirmuar fillimisht agjenci lajmesh në Kinë ndaj Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk u besonte atyre.

“Këmbëngul se lajmet për gjendjen shëndetësore të Kim Jonhg-un janë të pasakta. Janë lajme të rreme të CNN. Ju të CNN jeni lajm i rreme” – shkroi presidenti amerikan në Twitter. E megjithatë është mjaft e rrallë mungesa e tij në ceremonitë e ditëlindjes së gjyshit gjë që konsiderohet e paprecedentë.

Por çfarë ndodh nëse Kim Jong-un vdes?

Lideri i Koresë së Veriut nuk ka një pasues. Djali më i madh nuk i ka mbushur ende 10 vjeç dhe nuk është parë asnjëherë në publik. Vëllai i tij Kim Jong Nam u vra në 2017-ën. I vetmi opsion i vlefshëm është Kim Yo Jong, motra e vogël që vitet e fundit është konsideruar më e fuqishme politikisht. Mendohet se është 31 vjeç, por askush nuk e di me saktësi. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="729"]Qui succéderait à Kim Jong-un en Corée du Nord ? Kim me motrën[/caption]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI