Flash

Në 24 orë/ Infektohen 6 mjekë dhe infermierë, 12 raste në Shkodër, preket edhe Mallakastra

Lapsi.al 16 April 2020
Në 24 orë/ Infektohen 6 mjekë dhe infermierë, 12 raste

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 24 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 518 raste. 6 nga 24 rastet e konfirmuara sot janë mjekë dhe infermierë. 

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi. Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor. Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit

-12 raste Shkodra

-3 raste Tirana

-3 raste Kukësi

-3 raste Fieri

-1 rast Kavajë

-1 rast Korçë

-1 rast Mallakastër

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI