Flash

Tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, 26 në total

Lapsi.al 16 April 2020
Tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, 26 në

Ka shkuar në 26 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Shefja e ISHP, Silva Bino njoftoi se mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh.

64-vjeçarja ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, janë shënuar edhe 24 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 518 numri e të prekurve. 6 nga 24 rastet e konfirmuara sot janë mjekë dhe infermierë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 241 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 35 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 83 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 7 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 9 rast

-Mallakastër 1 rast

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI