Flash

24 raste të reja me koronavirus në 24 orë në Shqipëri

Lapsi.al 16 April 2020
24 raste të reja me koronavirus në 24 orë në Shqipëri

Përpara se Instituti i Shëndetit Publik të japë shifrat ditore të të prekurve nga koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Kuvend se numri i të infektuarve ka shkuar në 518. Kjo do të thotë se ka 24 raste brenda 24 orësh.

“Në dy spitalet Covid në vend, vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht 12 pacientë në terapi intensive dhe 4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren”- tha ajo.

“Lajm inkurajues është se numri I të shëruarve prej 5 ditësh e kalon atë të të infektuarve aktivë, shenjë e mirë, por kjo nuk është koha për bilanc se jemi në kushte të vështira dhe lufta nuk ka mbaruar. Në 40 ditë kemi sheshuar kurbën, kemi gjurmuar rastet dhe kemi trajtuar çdo rast” - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI