Flash

Ministrja e Financave: Në fund të prillit të gjitha bizneset do të jenë të hapura

Lapsi.al 7 April 2020
Ministrja e Financave: Në fund të prillit të gjitha bizneset do

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, parashikon se deri në fund të muajit prill do hapen të gjitha bizneset të cilët janë mbyllur nga situata e COVID-19. Në një intervistë për EuroNews, Denaj tha se fillimisht do të merren vendime për hapje të pjesshme për disa kategori dhe për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë.

Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”, - theksoi Denaj.

Kjo deklaratë e Denaj bëhet në një kohë kur numri i të infektuarve në Shqipëri po shtohet me ritme të vogla dhe mjekët thonë se është kaluar piku.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI