Flash

Lubonja për shoun me 30 mjekët/ Ose kthejini mbrapsht, ose na lironi lëvizjen

Lapsi.al 28 March 2020
Lubonja për shoun me 30 mjekët/ Ose kthejini mbrapsht, ose na lironi

Nga Fatos Lubonja:Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali. Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne - ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin. Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetsor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo. Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali.

I bëj thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë.

Marre bga Facebook i autorit

Të këshilluara

5 700 të vdekur në Spanjë nga koronavirusi

Të dhëna tronditëse vazhdojnë të vijnë nga Spanja, e cila renditet vendi i dytë më i goditur pas Italisë, sa i takon numrit të personave që kanë humbur jetën ng...

16:24

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI