Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Basha: Ka ardhur momenti për ta thënë troç. Situata nuk është mirë, përgjegjësitë qeveritare nuk po zbatohen. Menaxhimi bëhet me propagandë bajate

Lapsi.al 28 March 2020
Basha: Ka ardhur momenti për ta thënë troç. Situata nuk

Kreu i PD, Lulzim Basha në një lidhje live për emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka hedhur akuza ndaj qeverisë për keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Sipas tij gjendja është e keqe dhe se qeveria në vend të ndihmojë qytetarët dhe bizneset, e ka mendjen tek propaganda.

Z.Basha që nga data 9 mars kur është identifikuar rasti i parë me COVID-19, deri më sot, si ju duket situata dhe si është menaxhuar ajo?

Lulzim Basha: Në masë të madhe, masat e marra, megjithëse jo në kohë, ne i kemi kërkuar prej një muaji, jane zbatuar prej qytetareve. Pra, merita kryesore iu takon qytetarëve. Natyrisht, siç e thashë kjo ka sjellë edhe kufizime të mëdha dhe ketu sot dy jave pasi kërkoj në mënyrë te përsëritur marrjen e masave për t’u ardhur ne ndihmë qytetareve, ka ardhur momenti për ta thënë troç që situata nuk është mirë, që përgjegjësitë qeveritare nuk po zbatohen, qe menaxhimi i krizës po bëhet vetëm me një stil te njohur dhe bajat propagande, ndërkohë që pasojat po i shohim në tërren. Po ju marr dy shembuj: Shëndetësia.

Ka afro një javë apo 10 ditë që OBSH kërkon testime masive. Ndërkohë qe ne nuk dimë sesa teste kemi. Këtu ka një mungesë totale transparence, ndërsa në Kosovë ndodh e kundërta. Mungesa e testimeve mund te ketë pasoja fatale, mund te tregojë vetëm majën e ajsbergut.

Se dyti, çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se nuk hyn ne fuqi deri më 1 prill. Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë?

Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill? Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura. Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi.

Të këshilluara

5 700 të vdekur në Spanjë nga koronavirusi

Të dhëna tronditëse vazhdojnë të vijnë nga Spanja, e cila renditet vendi i dytë më i goditur pas Italisë, sa i takon numrit të personave që kanë humbur jetën ng...

16:24

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43