Flash

Filozofi me famë botërore/ Rrëzimi i Albin Kurtit nga llumi i politikës, një shenjë se si do të jetë bota nesër

Lapsi.al 27 March 2020
Filozofi me famë botërore/ Rrëzimi i Albin Kurtit nga llumi i

Një nga filozofët e gjallë më të shquar të globit, slloveni, Slavoj Zhizhek, i njohur për idetë e tij ultra të majta e ka konsideruar rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit si një grusht shteti të forcave obskurantiste.  Sipas Zhizhekut qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit.

“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. politikbërjen më në fund, e mori në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, që qe  e përkushtuar për moderninzimin e vendit dhe që frymëzohej nga  një iluminizëm emancipues. Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në moçalin e pasioneve etnike e religjioze – ajo u urrye nga obskurantistët të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi"

Pikërisht sipas Zhizhekut ndaj qeverisë së Albin Kurtit u krye një grusht-shteti parlamentar, i cili është shqetësues në dy aspekte. E para se për të kryer atë u shfrytëzua periudha e pandemisë së koronavirusit dhe e dyta se ai u organizua nga jashtë, duke ndjekur rrugën që të çon deri në Shtëpinë e Bardhë,

Sipas filozofit të njohur botërisht, ajo që ndodhi tani në Kosovë mund të jetë pamja se si do të jetë bota nesër pasi pandemia të kalojë. "Në pamë se si mund të përdoret politikisht epidemia e tmerrshme që po na shkatërron jetët – ajo përbën shembullin se si ata në pushtet do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë ta sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve”, konkludoi ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Edi Rama shmang Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “temë luksi” të flasë për vendimin e parlamentit të Kosovës për rrëzimin e qeverisë “Kurti”. Në një intervistë që dha për “Re...

23:17

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43