Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Rama bën njoftimin për ata që kanë mbetur jashtë: Po punojmë t’ju kthejmë

Lapsi.al 26 March 2020
Rama bën njoftimin për ata që kanë mbetur jashtë: Po

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin me qytetarët ku u ka bërë thirrje që për çdo emergjencë që kanë të drejtohen në platformën e emergjencës të krijuar në Shqipëriaqëduam.al. Rama ka njoftuar se për të gjithë ata persona që kanë mbetur jashtë Shqipërisë për shkak të mbylljes së kufijve po bëhen disa procedura dhe akordime së bashku me Presidencën dhe Ministrinë e Jashtme që ata të kthehen.

“Edhe dje me Presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim për sa u përket personave që janë jashtë vendit. Me ministrinë e Jashtme gjithashtu. Aktualisht janë të identifikuar dhe të listuar si rezultat i anekses 1379 shtetas dhe 2163 të raportuar. Kush ndjek këtë komunikim të identifikohet nëpërmjet platformës. Mos u ankoni për ambasadat se janë duke u marrë me këtë punë. Përdorni kanalin e urgjencës. Në të gjithë temat që ndoqa ka një numër të konsiderueshëm që janë shqetësime që vijnë nga ata që janë matanë kufijve dhe kërkojnë të kthehen.

Numri më i madh është në Itali. Por Italia kishte kusht për të bërë testime dhe për të nxjerrë jashtë të huajt Jemi gati të përgatisim edhe tërheqjen e tyre ne Itali, 341 persona janë në Kroaci që mund të vijnë në rrugë automobilistike po ashtu. Kroacia nuk është shumë larg. Ka edhe një sur vendesh të tjera me numra amë të vegjël. Ne i shohim si njerëz të familjes që duhet të kthehen. Janë bërë edhe shumë zgjidhje. Kemi marrë 52 nga Spanja, 114 nga Greqia, 110 nga Rumania, 45 Bullgaria, 22 nga Franca, 33 Emiratet e Bashkuara dhe kështu me radhë” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43