Premtimi i kryeministrit Rama për shpërndarjen e ndihmave në ushqime për familjet në nevojë dhe mungesa e organizimit dhe transparencës, ka krijuar dyndje në njësitë bashkiake. Gra, burra, të moshuar dhe të shoqëruar me fëmijë kanë nxituar të pyesin në një nga njësitë bashkiake të Tiranës, duke krijuar radhë dhe grumbullime.
Në transmetimin direkt të televizionit Abcnews, u pa se vetëm ndërhyrja e policisë i shpërndau qytetarët, për të krijuar një distancë të nevojshme. (foto më lart)
Disa prej tyre treguan se kishin ditë në veshtirësi ekonomike dhe fëmijët i kishin ushqyer vetëm me bukë dhe ujë.