Flash

A do përjashtohet Vjosa Osmani nga LDK? Flet Isa Mustafa

Lapsi.al 25 March 2020
A do përjashtohet Vjosa Osmani nga LDK? Flet Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ndasitë ishin të thella brenda koalicionit dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni.

“Nuk mund të them se jemi të kënaqur, por as që jemi të zhgënjyer. Nuk mund të themi se nuk është pritur pasi e kemi themeluar këtë qeveri për të punuar dhe forcuar shtetin. Mund të them se gjatë rrugës ka pasur probleme me bashkëpunimin”, - tha ai.

“Ka pasur kërkesa nga BE për heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut dhe masat e SHBA-së që për herë të parë janë marrë ndaj Kosovës dhe për herë të parë jemi ne viktima të sanksioneve dhe jo Serbia që i ka bërë gjithë të këqijat ndaj Kosovës” – tha Mustafa që shtoi se LDK ka marrë vendim që të mos bashkëpunojnë me PDK-në.

“Vendimet merren në bazë të vullnetit të brendshëm të organeve dhe nuk shkojmë asesi me PDK-në. Do kërkojmë bashkëpunim me Nismën, AAK-në dhe minoritetet’’, tha ai.

Mustafa ka shtuar se nuk ka asnjë informatë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se ka folur me të dërguarin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell që ka premtuar që SHBA-ja nuk do të imponohej. Ai ka shtuar se LDK nuk do të përkrahë marrëveshje për shkëmbim territoresh.

“Në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani. Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që çuan në vendimin kundër. Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën” – tha Mustafa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit në Kosovë

Parlamenti i Kosovës miratoi para pak çastesh mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. ...

22:58

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43