Disa shtete të Europës Qëndrore dhe Juglindore, janë zgjedhur një shkrim të DW, si vendet qeveritë e të cilave "përfituan" nga kriza e virusit Korona për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tyre "duke nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor e institucionet". Mes tyre edhe Shqipëria.
"Disa vende në Europën Qendrore dhe Juglindore po e shfrytëzojnë këtë krizë për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor, pa pasur perspektiva më të mira suksesi në luftimin e epidemisë" shkruan DW, që merr shembull vendimin për të nxjerrë në rrugë mjetet e blinduara të ushtrisë, mbi të cilat qëndronin ushtarët me mitralozë.
"Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka shpallur dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ndalimqarkullimin duke dërguar mjete të blinduara për patrullim nëpër Tiranë, gjë që u kritikua ashpër nga politikanët e opozitës" shkruan DW.
Dalja e ushtarëve me mitralozë mbi blinda në ditët e para të karantinës ishte një vendim që u mor në ditët e para të karantinës. Pak ditë më pas, kryeministri Rama u nxitua duke publikuar një video në rrjetet sociale ku policia ndiqte dhe godiste në rrugë qytetarët. Rama pretendoi se filmimet ishin bërë në Spanjë në situatën e re të krijuar nga Koronavirusi. Në fakt, filmimet ishin kryer në Algjeri gjatë protestave kundër presidentit Buteflika.
Ndër shembujt kryesorë në shkrimin e DW është ai i Hungarisë, ku është përgatitur një projektligj që mund të dënojë shkelësit e rregullave të karantinës me 8 vite burg dhe që parashikon 5 vite burg për ata që bëjnë lajme të rreme.
Qeveria e Sllovakisë do të miratojë një ligj, që u lejon institucioneve shtetërore aksesin në të dhënat e operatorëve të telekomunikacionit, që sigurojnë vendndodhjen e personave që duhet të qëndrojnë në izolim.
Edhe në Serbi opozita kritikoi presidentitn Aleksandar Vuçiç që vendosi më 15 mars gjendjen e emergjencës pa bazë kushtetuese, ndërsa në Malin e Zi qeveria publikoi në një portal online emrat dhe adresat e qytetarëve, që janë vendosur në karantinë.