Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

I prekur nga koronavirusi/ I riu tregon ditët tek Infektivi në QSUT

Lapsi.al 26 March 2020
I prekur nga koronavirusi/ I riu tregon ditët tek Infektivi në QSUT

Ai është një nga personat që ka mposhtur virusin vdekjeprurës, ndërkohë që prej 3 ditësh ka lënë Spitalin Infektiv dhe qëndron në banesë. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Erind Cara, me profesion fizioterapist. Në ambientet e shtëpisë së tij, i riu ka dhënë një intervistë përmes Skype për ‘News24’, ndërkohë që tregon se si i nisën simptomat e COVID-19

"Erdhi si diçka e papritur. Bëj një jetë aktive, sportive. Shpresoj se erdhi si pasojë e një ftohje dhe u dobësua imuniteti. Kalova një ftohje në shtëpi, një javë me temperaturë dhe djersë shumë. Shkova tek 'Shefqet Ndroqi', pasi u shqetësova për frymëmarrjen. Atje bënë tamponin e dola pozitiv"

Keni pasur kontakte me njerëz?

Kontakte s’di ta përkufizoj tamam, kam pasur kontakte shumë. Por mendoj se kam pasur një takim me një shokun tim që ka ardhur nga Italia më 28 shkurt. Ka qenë jeta ime normale, sport, fizioterapia, pacientët e mi. S'e saktësoj dot se ku e kam marrë.

Kur iu nisën simptomat?

Më datën 5 mars ishte ajo fillimi i temperaturës, që shkonte 37 e gjysmë e 38, ato djerset që shoqërojnë një grip normal. Nuk kisha kollë, asnjë shqetësim tjetër. Që në momentin që nisi kjo temperaturë, kam qenë në shtëpi. Gjeja e vetme që kam bërë ka qenë një vizitë në datën 6 në Infektiv, duke menduar se ka qenë një virozë. E mora recetën e antibiotikëve, që i mora në shtëpi pastaj. Për 5 ditë ishte antibiotik kokërr. Temperatura zgjati deri në 6 ditë, deri në 39 e ca. Më pas bëra një vizitë tjetër, fillova disa antibiotikë tjerë, intramuskular. Për të luftuar këtë pneumoni ftohje që kisha marrë. Pastaj mbarova dhe këtë, nuk kisha temperaturë. Por s’më dukej normale kjo pjesa e frymëmarrjes, se po lodhesha me pak gjera që po bëja. Shkova në Sanatorium dhe bëra skanerin dhe aty rrodhi e gjitha. U bë tamponi në Sanatorium dhe më pas u shoqërova në Infektiv për të pritur dhe rezultatin e tamponit. Në spitalin e Sanatoriumit nuk kam qëndruar shumë, s’kam pasë kontakt. Gjendja e virusit ishte shpallur dhe masat ishin marrë. Në dhoma kam pasur një person në dhomë. Të infektuar kanë qenë gati te 30 persona.

Të këshilluara

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit në Kosovë

Parlamenti i Kosovës miratoi para pak çastesh mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. ...

22:58

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43