Flash

La dasmën për të dashurin, por përdhunohet nga shokët e tij

Lapsi.al 28 February 2020
La dasmën për të dashurin, por përdhunohet nga shokët e

Një vajzë 17-vjeçare nga Gjilani i Kosovës ishte larguar me të dashurin ditën kur do të martohej me një person që e kishte fejuar familja. Por ajo që kishte menduar iu kthye në tmerr. Ajo u detyrua të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj. 17 vjeçarja braktisi familjen mesnatën e 23 shkurtit.

Menjëherë prindërit e saj kishin lajmëruar Policinë Rajonale të Gjilanit, por më 24 shkurt familja njoftoi se e bija ishte kthyer sërish në shtëpi. Bazuar në dëshminë që ajo ka dhënë në Policinë e Kosovës, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

Dhunimi seksual ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi. Menjëherë policia ka vendosur në pranga 3 nga 4 të dyshuarit. Të arrestuarit kanë treguar versionin e tyre para instancave por Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI